Masa e turpshme e Katarit: Po ndërtojnë mure për të fshehur varfërinë nga sytë e publikut gjatë Kupës së Botës! (VIDEO)

Një lajm i ri tronditës na vjen nga Katari më pak se një muaj para fillimit të Kupës së Botës FIFA.

Gjegjësisht, organizatorët e garës vendosën të ngrenë mure në disa vende pranë rrugëve për t’i fshehur qytetarët e varfër nga mysafirët që vijnë në Katar.

Është larg nga hera e parë që organizatorët janë sulmuar, dhe në të kaluarën kjo ka ndodhur për shkak të kushteve çnjerëzore për punëtorët, homofobisë, konsumit të alkoolit dhe shumë çështjeve të tjera.

Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani i Katarit tha se Katari po përballet me një fushatë të paprecedentë kritikash për organizimin e Kupës së Botës në vendin e Gjirit.

“Që kur patëm nderin të organizonim Kupën e Botës, Katari ka qenë objektivi i një fushate të paprecedentë që asnjë vend pritës nuk e ka pësuar”, tha Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani. /G.D albeu.com/