Categories: sport

Martin Odegaard, kapiteni që po drejton Norvegjinë me vizion në Kupën e Botës

Teksa Erling Haaland vijon të jetë burimi kryesor i golave për Norvegjinë, në rrugëtimin e ekipit në Kupën e Botës 2026 po del në pah edhe një figurë po aq e rëndësishme: Martin Odegaard. Kapiteni dhe organizatori i lojës po i prin “Vikingëve” me qetësi, autoritet dhe vizion.

Pas suksesit ndaj Bregut të Fildishtë, që i siguroi Norvegjisë kualifikimin më tej, Odegaard u bë një nga figurat qendrore të festës së skuadrës.

Të lidhura

None found

Ai mori daullen dhe shkopinjtë për të udhëhequr festimet me bashkëlojtarët, një pamje që pasqyroi qartë peshën e tij si lider si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.

Trajneri Stale Solbakken duket se te Odegaard ka gjetur njeriun ideal për të komanduar lojën e skuadrës. Në çdo paraqitje të tij në këtë Botëror, mesfushori i Arsenal ka regjistruar nga një asist dhe ka marrë vlerësime mbi 7.0 për performancat e tij.

Rendimenti i tij është rritur nga një ndeshje në tjetrën, ndërsa përballë Bregut të Fildishtë ai firmosi paraqitjen e tij më të mirë në këtë turne.

Odegaard ishte futbollisti që diktoi ritmin e lojës së Norvegjisë. Ai e preku topin 90 herë, më shumë se çdo mesfushor tjetër në ndeshje.

Po ashtu, realizoi 18 pasime progresive, duke e shtyrë vazhdimisht ekipin përpara drejt sulmit.

Nga këmbët e tij erdhën edhe 9 pasime në zonën e penalltisë, ku 6 prej tyre gjetën bashkëlojtarët, që përbënin gjysmën e të gjitha hyrjeve të sakta të Norvegjisë në zonën kundërshtare.

Pjesa më e madhe e aksioneve sulmuese të ekipit kaloi përmes tij, duke e përforcuar rolin e Odegaard si motori kryesor i skuadrës.

Kapiteni norvegjez ishte vendimtar edhe në aksionin e golit të parë. Ai e nisi lëvizjen me një pasim mes vijave, u afrua drejt zonës dhe më pas shërbeu saktë për Antonio Nusa, i cili fitoi duelin individual dhe realizoi golin që hapi rrugën e fitores.

Ai moment mori edhe vlerë historike, pasi Norvegjia shënoi golin e saj të parë në fazat eliminatore të Kupës së Botës që nga viti 1938.

Tani Norvegjia po përgatitet për përballjen ndaj Brazilit. Edhe pse Haaland mbetet arma kryesore në repartin ofensiv, shumë analistë mendojnë se sërish çelësi i suksesit do të jetë Martin Odegaard.

Carlo Ancelotti pritet të hartojë një plan të veçantë për të kufizuar ndikimin e kapitenit norvegjez, pasi deri në këtë pikë asnjë kundërshtar nuk ka mundur t’i ndalë krijimtarinë dhe kontrollin në mesfushë.

Me formën që po shfaq në këtë Botëror, Odegaard është kthyer në dirigjentin e padiskutueshëm të Norvegjisë dhe në një nga mesfushorët më dominues të të gjithë turneut.

https://x.com/OptaJohan/status/2072017408458367290

të fundit

Private jet crashes in Florida’s Palm Beach County, killing all nine people on board

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

3 hours ago

From Zurich to Tirana, youth protests escalate into violence

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

3 hours ago

Nga Zürichu në Tiranë, protestat e të rinjve përshkallëzohen në dhunë

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

4 hours ago

Rrëzohet një avion privat në Palm Beach County të Floridës, vdesin nëntë personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

4 hours ago

Xhaka i zhgënjyer pas humbjes së Sunderlandit: Gabimet elementare po na fundosin

Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…

4 hours ago

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

5 hours ago