sport

Marrin fund dilemat për Brojën, Pochettino shuan dyshimet e shqiptarëve

Armando Broja nuk do të jetë gati për derbin e Londrës mes Chelsea-t dhe Arsenalit. Kështu ka konfirmuar trajneri argjentinas i Chelsea-t, Maurizio Pochettino, i cili një ditë para derbit të Londrës deklaroi se sulmuesi shqiptar nuk do të jetë në dispozicion.

Shkak është bërë një irritim në gjurin e majtë të sulmuesit 22-vjeçar, i cili për të njëjtën diagnozë u largua nga grumbullimi i Kombëtares Shqiptare në prag të ndeshjes me Çekinë.

Të lidhura

None found

Asokohe u bë zhurmë e madhe, me një pjesë të mirë të medias dhe opinionit sportiv që aluduan për një krisje mes sulmuesit dhe stafit kuqezi, megjithatë vetë Sylvinho sqaroi para ndeshjes me Bullgarinë se nuk ka një çështje Broja dhe se futbollisti është larguar drejt Londrës pikërisht për një problem në gju.

Fjalët e Sylvinhos konfirmohen tashmë edhe nga Pochettino, i cili deklaroi në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Arsenalin se Armando Broja po vijon trajtimin për irritimin në gjurin e majtë dhe nuk do të jetë në dispozicion për derbin e Londrës.

“Kemi sërish shumë mungesa dhe një ndër to është ajo e Brojës. Ka një irritim në gjurin e majtë, arsye për të cilën ndërpreu edhe grumbullimin me kombëtaren. Në dyshim është edhe sulmuesi tjetër Jackson, për të cilin do të vendosim vetëm nesër”, u shpreh trajneri argjentinas i Chelseat.

Në këtë mënyrë, duket se  shuhen përfundimisht zërat për një çështje Broja në kombëtaren shqiptare, me sulmuesin që vijon rikuperimin te Chelsea, me shpresën që do të jetë gati për të dhënë kontributin e tij në dy ndeshjet e nëntorit, aty ku  kuqezinjtë do të luajnë për të marrë edhe zyrtarisht një biletë për në Europianin e Gjermani 2024.

të fundit

Zhegrova renditet i dyti për shanse të krijuara, ndonëse ka luajtur vetëm 141 minuta

Sulmuesi Edon Zhegrova ka krijuar plot nëntë shanse këtë sezon, i dyti me më së shumti pas Douglas Luizit, pavarësisht…

4 minutes ago

Denoncohet tregtari në Itali pas mesazheve kërcënuese: “Kush vjedh, do t’i vrasim gjithë familjen

Një tregtar 35-vjeçar me shtetësi kineze është denoncuar në Itali, pasi vendosi në raftet e dyqanit të tij tabela me…

4 minutes ago

Droni mbi fushë ndal përkohësisht ndeshjen Arsenal–Fleetwood pas dy minutash

Ndeshja mes Arsenalit dhe Fleetwood Townit në EFL Cup angleze u ndërpre vetëm pas dy minutash lojë, pasi një dron…

10 minutes ago

Debat për mbrojtjen ligjore të guvernatorit, miratohen ndryshimet; Gjiknuri shpreh kundërshtime, Zaçaj përmend Luksemburgun

Në Komisionin e Ligjeve, deputetët socialistë votuan në favor të ndryshimit të dy neneve të ligjit për Bankën e Shqipërisë.…

12 minutes ago

Zegjine Çaushi mohon blerjen e banesës 240 mijë euro: Kam prenotuar apartament me kredi dhe këste

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka kundërshtuar pretendimet se pak muaj pasi mori mandatin parlamentar bleu një banesë në…

14 minutes ago

Kosovar wanted under an international warrant extradited from Switzerland

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së…

19 minutes ago