sport

Broja mund të rikthehet me Aston Villa-n, Pochettino ka dy fjalë për tifozët

Broja mund të kthehet kundër Aston Villa-s.” Pohimi që të gjithë tifozët e kombëtares kuqezi dhe fansat e Chelsea-t po prisnin të dëgjonin, më në fund ka dalë nga goja e teknikut Mauricio Pochettino.

Më në fund pas 9 muajsh pritje, bomberi i “Bluve të Londrës” do të rikthehet në fushën e blertë, duke lënë pas dëmtimin “horror” që pësoi pikërisht në një miqësore të luajtur në Dubai ndaj Aston Villa-s në 2022.

Të lidhura

None found

Pavarësisht optimizmit për Brojën, Pochettino la të kuptohet në konferencën për mediat në prag të sfidës me Villa-n se sulmuesi i Shqipërisë do të marrë gradualisht minuta në këmbë për të mos rrezikuar asgjë.

“Broja mund të kthehet kundër Aston Villës, por vjen pas 9 muajsh larg fushës së blertë. Ne nuk mund të vendosim të gjithë përgjegjësinë te Broja për të shënuar të gjithë golat. Përgjegjësia duhet të jetë mbi ekipin dhe përpjekjet kolektive. Nuk mund të presim që Armando Broja të shënojë me çdo prekje të topit. I duhet kohë dhe ai duhet të ndiejë konkurrencën”, tha Pochetino.

të fundit

I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt kërcënoi policinë: “Nuk dorëzohem, ju vras edhe juve

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…

37 seconds ago

Gusia: Shkelja e parë ndaj Arlinda Zekajt ndodhi në Qendrën për Punë Sociale, të pritet raporti me afat 52-orësh nga Kurti

Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Edi Gusia, ka kërkuar që në rastin…

1 minute ago

Zhegrova renditet i dyti për shanse të krijuara, ndonëse ka luajtur vetëm 141 minuta

Sulmuesi Edon Zhegrova ka krijuar plot nëntë shanse këtë sezon, i dyti me më së shumti pas Douglas Luizit, pavarësisht…

5 minutes ago

Denoncohet tregtari në Itali pas mesazheve kërcënuese: “Kush vjedh, do t’i vrasim gjithë familjen

Një tregtar 35-vjeçar me shtetësi kineze është denoncuar në Itali, pasi vendosi në raftet e dyqanit të tij tabela me…

5 minutes ago

Droni mbi fushë ndal përkohësisht ndeshjen Arsenal–Fleetwood pas dy minutash

Ndeshja mes Arsenalit dhe Fleetwood Townit në EFL Cup angleze u ndërpre vetëm pas dy minutash lojë, pasi një dron…

11 minutes ago

Debat për mbrojtjen ligjore të guvernatorit, miratohen ndryshimet; Gjiknuri shpreh kundërshtime, Zaçaj përmend Luksemburgun

Në Komisionin e Ligjeve, deputetët socialistë votuan në favor të ndryshimit të dy neneve të ligjit për Bankën e Shqipërisë.…

13 minutes ago