Drejtori i përgjithshëm i Interit, Giuseppe Marotta, është rikthyer për të folur pas largimit nga selia e Lega Serie A në Milano.
Menaxheri i zikaltërve, pasi Juventus i vodhi në një farë mënyre mbrojtësin Bremer, para se të hipte në makinë ai tha dy fjalë të shkurtra për gazetarët e pranishëm. Ai trajtoi temën me qëndrimin e mundshëm të Skriniar dhe mbrojtësit të ri që mund të vijë në Milano.
Kur u pyet për Skriniar, Marotta u përgjigj: “Unë kam folur tashmë me Skriniar. Milenkovic? Do të flasim..”, ishin fjalët e pakta të Marotta-s./ h.ll/albeu.com