Marok, Regragui: Bëmë më të mirën, kjo është gjëja më e rëndësishme

Zhgënjimi, por edhe krenaria shkëlqejnë në fjalët e trajnerit të Marokut, Walid Regragui, i cili foli me mikrofonat e Rai-t pas humbjes në gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër Francës.

“Ne bëmë më të mirën, që është gjëja më e rëndësishme. Kishim disa dëmtime.

Ne u kthyem në lojë menjëherë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë shkoi më mirë, duke u përpjekur të shënonim golin e barazimit”, është shprehur Regragui./h.ll/albeu.com


Shtuar 14.12.2022 22:55