Mario Balotelli është në kërkim të sfidave të reja.
Në moshën 31-vjeçare dhe aktualisht në Turqi duke mbrojtur ngjyrat e Adana Demirspor (13 gola dhe 6 asistime në 30 ndeshje zyrtare këtë sezon), lojtari i ka hapur derën për të zbarkuar në Argjentinë dhe për t’iu bashkuar Boca Juniors.
Kështu, në transmetimin e ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Real Madridit që u zhvillua në Twitterin e Sergio Agueros, italiani tha: “Do të doja të luaja në Boca, nëse Riquelme më thërret, do të shkoj. Të gjithë fëmijët u rritën duke parë videot e Maradonës dhe Romanit në Boca, të paktën një vit dua të luaj atje”. /albeu.com/