Marcus Rashford nuk dëshiron të jetë më pjesë e United, klubi i madh kërkon transferimin e tij

PSG po vazhdon punën për të gjetur një sulmues, pasi Kylian Mbappe gjatë merkatës së verës raportohet se ka arritur marrëveshjen me Real Madrid dhe një largim i francezit është i pashmangshëm.

Në këto kushte drejtuesit e skuadrës franceze kanë hedhur sytë në Premier League për të gjetur edhe zëvendësuesin e Mbappes.

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Paris Saint-Germain e kishte Marcus Rashfordin në listë gjatë merkatës së verës së kaluar, si opsion për të zëvendësuar sulmuesin francez, ndërsa përsëri është rikthyer të jetë prioritet i gjigandëve francez, sulmuesi anglez.

Mirëpo, për të ardhmen është Rashford, ai që vendosë dhe duke se gjërat nuk flasin në favor të Manchester Unitedit.

Forma e mirë që po kalon lojtari anglez është në hije nga momenti “JO” që po kalon skuadra angleze, për këtë Rashford do të marrë konsideratë edhe një largim nga djajtë për të vazhduar karrierën në një kampionat tjetër, me PSG që qëndron në “pole-position”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.03.2022 10:50