Marco Reus ka vendosur të largohet nga Borussia Dortmund si lojtar i lirë, pas 12 vitesh të kaluara në klubin gjerman.
Kontrata e Reus që do të skadojë në qershor të vitit 2024 – nuk do të zgjatet, kështu që sulmuesi gjerman do të largohet përfundimisht nga Dortmundi.
Është vet lojtari që ka njoftuar largimin pas 12 vitesh, me anë të një video në faqen zyrtare të klubit nga Signal Iduan Park.
“Jam jashtëzakonisht mirënjohës dhe krenar për këtë kohë të veçantë në klubin tim Borussia Dortmund”, ka thënë fillimisht Reus.
“Kam kaluar më shumë se gjysmën e jetës sime në këtë klub dhe kam shijuar çdo ditë, edhe pse ka pasur sigurisht momente të vështira”.
“Tashmë e di që do të jetë e vështirë për mua të them lamtumirë në fund të sezonit. E megjithatë, jam i kënaqur që tani ka qartësi dhe ne mund të përqendrohemi plotësisht në ndeshjet e rëndësishme finale që janë ende të jashtëzakonshme”.
“Ne kemi një qëllim të madh në mendje dhe të gjithë duam ta arrijmë atë së bashku. Për këtë ne kemi nevojë për secilin nga fansat tanë të jashtëzakonshëm, të cilët dëshiroj t’i falënderoj shprehimisht për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme ndër vite”, përfundoi ylli gjerman.