Marcelo po luan sezonin e fundit me Real Madridin, pritet kthimi në Brazil

Sipas El Nacional, Marcelo i ka kominukuar Real Madridit dëshirën për t’u larguar në fund të sezonit.

33-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij me “galaktikë” dhe nuk ka ndërmend të rinovojë.

Anësori është duke planifikuar kthimin në Brazil, me Fluminese që me shuë gjasa do të jetë destinacioni i tij i ri.

Pas largimit të Zidane dhe ardhjes së Ancelotti shpresat për më shumë minuta u rritën për brazilianin, por asgjë nuk ndryshoi duke bërë që ai të vendosë të lërë Madridin në fundin e sezonit. /albeu.com


Shtuar 25.10.2021 11:08