Marca: Nëse Zidane ulet në stolin e PSG, Ronaldo dhe Messi krah për krah

Sipas “Marca” spanjolle, futbollisti i Manchester United mund të transferohet në Paris, vetëm nëse Zinedine Zidane arrin në pankinën e PSG-së.

Nëse do të ndodhte kjo, PSG do të kishte në skuadrën e saj dy nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin.

Ka pasur spekulime se ish-trajneri i Real Madridit mund të zëvendësojë në verë Pochetinon.

Çfarë lloj bombe do të ishte ajo Ronaldo dhe Messi në të njëjtin ekip? Është e mundur.

Për më shumë informacione sportive, ndiqni faqen tonë në Facebook. /albeu.com/


Shtuar 7.02.2022 16:23