Maqedonia e Veriut vazhdon ëndrrën, mijëra tifozë festojnë në rrugët e Shkupit (VIDEO)

Fitorja e Maqedonisë së Veriut ditën e djeshme ndaj Italisë, ka sjellë në festë të madhe te të gjithë tifozët e kësaj kombëtareje.

Mijëra tifozë maqedonas dolën në rrugët e Shkupit ku festuan fitoren e papritur ndaj Italisë, në gjysmëfinalen e palyoff-it për Katar 2022. Pas ndeshjes, shumë makina u nisën drejt qendrës së kryeqytetit ku gjatë natës festuan për këtë fitore. Maqedonia e Veriut tashmë do të fluturojë për në Porto kundër Portugalisë më 29 mars./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.03.2022 11:28