Cristiano Ronaldo e ka fiksim të jetë më i miri në çdo fushë.
Ronaldo ia kërkoi fotografit kamerën për ta fotografuar shokun e skuadrës, Pepen, dhe mbeti i mahnitur me foton që e shkrepi në Euro 2020.
“Më mirë se ti”, i tha Ronaldo me shaka fotografit.
Sulmuesi i Juventusit ka treguar formë të mirë në ndeshjet e para në Euro, duke i shënuar tri gola në dy ndeshje për Portugalinë.