Mane: Ndodhem në një shtet të ri, dua edhe pak kohë të ambientohem!

Sadio Mane transferua gjatë merkatos së verës nga Liverpool te Bayern Munich. Një kalim i cili sigurisht në kampin e bavarezve e pritën me entuziazëm, pasi të gjithë shpresonin që ish-lojtari i “The Reds” do të ishte zëvendësuesi ideal i Robert Leëandoëskit, i cili u largua drejt Barcelonës.

Por ky fillim sezoni për senegalezin nuk ka qenë i mirë, pasi akoma sulmuesi nuk ka arritur të dhurojë gola në Bundesligë.

Në lidhje me këtë, vetë Mane ka dhënë një deklaratë për faqen zyrtare të UEFA-s ku ka kërkuar edhe pak kohë që të ambientohet me futbollin gjerman, pasi sipas tij nuk është aspak e lehtë të ndryshosh skuadër.

“Nuk është e lehtë të ndryshosh klub. Në Angli kam jetuar vite shumë pozitive, 2 te Southampton dhe 6 te Liverpool. Tani ndodhen në një shtet të ri dhe gjithçka ndryshon: njerëzit, skemat, gjithçka…

Nuk jam përshtatur akoma, e dija këtë gjë dhe nuk kam mbetur i habitur. Po ndodh siç e kisha parashikuar. Te Bayerni më kanë pritur shumë mirë dhe ndihem me të vërtetë i lumtur”, ka thënë sulmuesi./albeu.com/


Shtuar 4.10.2022 10:09