Manchester United shkarkon nga posti i trajnerit Ruben Amorim: Koha për të bërë ndyshim!

Ruben Amorim, është larguar nga posti i trajnerit të Manchester United pas 14 muajsh në krye të klubit të gjashtë në tabelën e Premier League.

Në një deklaratë, Manchester United thotë se vendimi është marrë ‘me ngurrim’ dhe ‘është koha e duhur për të bërë një ndryshim’.

Ruben u emërua në nëntor të vitit 2024 dhe e udhëhoqi ekipin drejt finales së UEFA Europa League në Bilbao në maj.

Me Manchester Unitedin që renditet në vendin e gjashtë në Premier League, udhëheqja e klubit ka marrë me ngurrim vendimin se është koha e duhur për të bërë një ndryshim.

Kjo do t’i japë ekipit mundësinë më të mirë për një përfundim sa më të lartë në Premier League.

Klubi dëshiron ta falënderojë Rubenin për kontributin e tij në klub dhe i uron gjithë të mirat në të ardhmen.

Darren Fletcher do të marrë drejtimin e ekipit kundër Burnley të mërkurën.

Si arriti skuadra deri këtu?

Sipas BBC, Ruben Amorim kishte mbetur i lidhur me formacionin e tij të preferuar mbrojtës me tre lojtarë dhe mbrojtës krahu që nga mbërritja e tij te Manchester United.

Por trajneri portugez ndryshoi sistemin në mbrojtje me katër lojtarë për fitoren ndaj Newcastle në ditën e Krishtlindjeve, përpara se të kthehej në sistemin me tre mbrojtës për ndeshjet pasuese.

Raportet kishin pohuar se Christopher Vivell, kreu i rekrutimeve të United, i bëri thirrje Amorimit të përshtaste sistemin e tij pas një shpjegimi të detajuar nga trajneri i Fulhamit, Marco Silva, të planit të tij për ta kundërshtuar atë pas barazimit midis palëve në Craven Cottage në gusht.

Amorim, i cili u emërua si ‘trajner kryesor’ kur klubi njoftoi mbërritjen e tij, tha se kishte pasur mosmarrëveshje me klubin mbi objektivat e transferimeve.

Dhe aludimet e tij për tensionet në rritje me drejtorin e futbollit Jason Wilcox po bëheshin vetëm më të forta me fillimin e afatit kalimtar të janarit.


Shtuar 5.01.2026 11:57