Manchester United piketon zëvendësuesin e Pogba

Pas përpjekjeve të vitit 2018, Manchester United është gati të kthehet me shumë forcë te Sergej Milinkovic-Savic, raporton “The Sun”.

Verën e ardhshme, “Djajtë e Kuq” do të investojnë veçanërisht në mesfushë me synimin për të zëvendësuar denjësisht Paul Pogba.

Zëvendësuesi ideal është mesfushori serb, por nëse nuk do arrijnë të transferojnë edhe këtë herë atë, Manchester United do të tentojë Declan Rice, por ky i fundit ka një shifër tepër të lartë transferimi, të paktën 100 milionë euro, ndërsa Lotito do ta lejonte Milnikkovic Savic të largohej për të paktën 80 milionë euro./ h.ll/albeu.com


Shtuar 30.03.2022 16:15