Manchester United nuk e nisi siç duhet këtë sezon në Premier League, teksa në dy ndeshjet e para mori dy fitore, por situata tashmë ka ndryshuar dhe punë e trajnerit Erik Ten Hag po ndjehet, pasi djajtë tashmë kanë arritur 4 fitore rresht në kampionat.
Drejtuesit tashmë po mendojnë edhe për rinovimet me lojtarë që konsiderohen të rëndësishëm për ekipin.
Janë 5 lojtarë që djajtë kanë menduar t’iu ofrojnë kontrata të reja dhe bëhet fjalë për David De Gea, Diogo Dalot, Luke Shaë, Fred dhe Marcus Rashford kanë hyrë teknikisht në vitin e fundit të kontratave të tyre.
Drejtuesit e United nuk e kanë ndërmend ta lejojnë ndonjërin nga lojtarët të largohet falas dhe kjo është arsyeja që i kanë ofruar rinovimin e kontratave.
Bisedimet me pesë futbollistët kanë filluar dhe mbetet të shihet nëse ndonjëri nga ta do ta refuzoj ofertën për rinovim.