Manchester United kanë vendosur të rikthehen në garë për një lojtar për të cilin tashmë ishin të interesuar së fundmi dhe duan të mbyllin marrëveshjen me të para fundit të afatit kalimtar të janarit.
Gjiganti anglez synon që të përforcohet në repartin ofensivë pasi braziliani Anthony nuk i ka arritur pritshmëritë përkundër se janë shpenzuar 100 milionë euro për të.
Trajneri i United, Erik Ten Hag dëshiron të ketë një futbollist të ri për krahun e djathtë të sulmit dhe Michael Olise është objektivi kryesor i gjigantit anglez.
The Sun ka raportuar se United po përgatitë një ofertë të lartë për transferimin e anësorit francez në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Djajtë e Kuq pritet të ofrojnë 50 milionë euro te Crystal Palace në mënyrë që ta bindin klubin londinez të heqin dorë nga francezi i talentuar.
22-vjeçari është një nga anësorët më të mirë në Ligën Premier dhe vlerësohet jashtëzakonisht shumë në Angli për shpejtësinë e tij, driblimet, por edhe për asistimet dhe finalizimin.
Megjithatë për të arritur te francezi, Djajtë e Kuq duhet ta mposhtin konkurrencën e Chelseat që gjithashtu ka shprehur interesim për talentin francez.
Olise këtë edicion ka zhvilluar vetëm nëntë ndeshje me Crystal Palace shkaku i lëndimit, derisa ka realizuar pesë gola dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/