Manchester United-Barcelona drejt mbylljes për marrëveshjen e De Jong

Telenovela për të sjellë mesfushorin holandez në Angli duket se ka bërë hapat e fundit thelbësore.

Barcelona dhe Manchester United, siç raporton Fabrizio Romano, kanë gjetur një marrëveshje bazë për 65 milionë euro. Megjithatë, pjesa e bonusit dhe marrëveshja me lojtarin ende duhet të diskutohen.

De jong do të bashkohet me Ten Hag përsëri, ku gjithashtu do të rigjejë edhe ish-shokun e tij të ekipit, Van de Beek./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.07.2022 12:01