Categories: sport

Manchester City vepron menjëherë, paraqet ofertë 120 milionë euro për Enzo Fernandezin

Manchester City ka ndërmarrë një hap konkret për të siguruar shërbimet e Enzo Fernandezit, mesfushorit argjentinas dhe kapitenit të Chelseat. Klubi ka dorëzuar një ofertë zyrtare me vlerë 120 milionë euro, me synimin që transferimi të mbyllet brenda këtij afati kalimtar.

Të lidhura

None found

Kjo lëvizje e drejtuesve të Manchester Cityt vjen pas kërkesës së trajnerit Enzo Maresca. Ai e ka shprehur qartë dëshirën për ta pasur mesfushorin argjentinas dhe i ka kërkuar klubit të bëjë gjithçka të mundur për realizimin e marrëveshjes.

Chelsea nuk ka dhënë ende një përgjigje përfundimtare, pasi pretendon një shifër më të lartë për kapitenin e skuadrës. Klubi londinez e vlerëson Enzo Fernandezin në rreth 120 milionë funte, shumë që përkon me afro 139 milionë euro.

Sipas raportimeve, “Blutë” i kanë lënë afat Manchester Cityt deri të premten që të paraqesë një propozim në përputhje me pretendimet e tyre financiare. Për rrjedhojë, negociatat kanë hyrë tashmë në një etapë vendimtare.

Fernandez është 25 vjeç dhe marrëveshja e tij me Chelsean mbetet në fuqi deri në qershor të vitit 2032. Kohëzgjatja e kontratës i mundëson klubit londinez të negociojë nga një pozicion i favorshëm për të ardhmen e lojtarit.

Tashmë pritet që Chelsea të reagojë ndaj ofertës prej 120 milionë eurosh, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kampionët anglezë do ta përmirësojnë paketën financiare për të transferuar kapitenin e klubit londinez.

të fundit

Cilat veçori të personalitetit ndërlidhen me mundësinë për të mbetur beqar?

Njerëzit më të hapur ndaj përvojave të reja kishin më shumë gjasa të ishin pa partner romantik, ndërsa ata që…

3 minutes ago

Si ndikon aroma natyrale e partnerit në afërsinë intime të çiftit?

Njerëzit që e gjejnë të këndshme aromën natyrale të partnerit priren të raportojnë intimitet më të madh seksual. Këtë sugjeron…

3 minutes ago

Zbulim në thellësi: frigoriferë dhe lavatriçe pranë një kontejneri në Gjirin e Meksikës

Një ekspeditë amerikane po kërkonte mbetjet e një anijeje në Gjirin e Meksikës kur roboti nënujor hasi në një ngarkesë…

3 minutes ago

Në 25 dhe 26 nëntor mbahet konferenca shkencore kushtuar Rexhep Qosjes, figurë shumëplanëshe e kulturës shqiptare

Më 25 nëntor, e mërkurë, ora 10:00, do t’i fillojë punimet konferenca shkencore “Rexhep Qosja- figurë shumëplanëshe e kulturës shqiptare”,…

5 minutes ago

Çerkini seeks Kosovo’s representation in EU enlargement forums

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Krenare Çerkini, ka kërkuar që Kosova të përfshihet në forumet e ardhshme të Bashkimit Evropian për…

5 minutes ago

Kurti: Mes Kosovës dhe Shqipërisë janë 190 marrëveshje, bashkëpunimi po forcohet

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë se Kosova ishte e pranishme edhe në aktin historik të shpalljes…

6 minutes ago