Categories: kosovë

Në 25 dhe 26 nëntor mbahet konferenca shkencore kushtuar Rexhep Qosjes, figurë shumëplanëshe e kulturës shqiptare

Instituti Albanologjik në Prishtinë do të mbajë më 25 dhe 26 nëntor 2026 konferencën shkencore “Rexhep Qosja – figurë shumëplanëshe e kulturës shqiptare”, e cila i kushtohet 90-vjetorit të lindjes së akademik Rexhep Qosjes. Punimet nisin të mërkurën, më 25 nëntor, në orën 10:00.

Sipas njoftimit zyrtar të Institutit Albanologjik, mbajtja e një konference shkencore për të nderuar veprën e tij krijuese dhe intelektuale është minimumi që mund të bëhet për profesorin e ndjerë, emri i të cilit e nderojnë dhe e bëjnë krenar Institutin, pasi ai ishte një prej bashkëpunëtorëve shkencorë shumëvjeçarë të këtij institucioni.

Të lidhura

None found

Konferenca do të zgjasë dy ditë dhe do të mbahet në ambientet e Institutit Albanologjik. Për veprën madhore të profesor Qosjes do të referojnë studiues dhe personalitete të njohura të kulturës e të mendimit shqiptar.

Seanca hapëse do të çelet me fjalën mirëseardhëse të Prof. Dr. Fadil Grajçevcit, ushtrues i detyrës së drejtorit të Institutit Albanologjik-Prishtinë. Më pas, përshëndetje do të sjellin edhe krerë të rëndësishëm të institucioneve shtetërore dhe akademike shqiptare. Pas fjalëve hapëse dhe përshëndetëse, pjesëmarrësit do të vizitojnë zyrën ku profesor Rexhep Qosja ka punuar në Institutin Albanologjik; kjo zyrë është shpallur zyrë muze me propozim të Fadil Grajçevcit, ushtrues i detyrës së drejtorit të Institutit Albanologjik, dhe me vendim të Këshillit Drejtues të IAP-it.

Për vlerat e krijimtarisë dhe veprimtarisë së Rexhep Qosjes do të flasin albanologë të njohur, profesorë të shquar, njohës të veprimtarisë intelektuale të profesorit si dhe studiues të rinj e të talentuar.

Kumtimet e tyre do t’i paraqesin: Shefkije Islamaj, Agim Vinca, Kudusi Lama, Paskal Milo, Pëllumb Xhufi, Fatmir Toçi, Valter Memisha, Isak Shema, Shpresa Ismajli, Hysen Matoshi, Sali Bashota, Qerim Lita, Ag Apolloni, Arben Hoxha, Virion Graçi, Sadik Mehmeti, Nuridin Ahmeti, Fadil Grajçevci, Adem Zejnullahu, Begzad Baliu, Adil Olluri, Nail Draga, Abdurrahim Maxhuni, Shpend Avdiu, Faton Krasniqi, Zejnepe Alili Rexhepi, Rovena Vata Mikeli, Zekirja Shabani, Besim Qeriqi, Manjola Brahaj Halili, Emine Shabani, Albin Mehmeti, Marjan Lulgjuraj, Davida Marku, Edlira Gugu, Majlinda Bushaj, Migena Arllati, Sami Hajra, Bujar Meholli, Besnik Jaha, Fatmir Sinani, Laura Ferizi Haradinaj, Eronita Kqiku, Alba Gega, Fatbardhë Hasi, Gentiana Kuqi, Leonita Rexhaj, Milaim Delija, Mirjetë Sadiku, Granit Sadiku, Eduart Bardhi, Blinera Hajdari, Antigona Zeneli dhe Astrit Jashari.

Fjalën përmbyllëse do ta mbajë Adil Olluri, sekretar shkencor i Institutit Albanologjik.

të fundit

Tragjedi në qiellin e Turqisë: Helikopteri ushtarak rrëzohet gjatë stërvitjes, humbin jetën 5 ushtarë

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e së martës, më 24 nëntor, në Eskisehir të Turqisë, ku një helikopter ushtarak…

4 minutes ago

Plani “NATO 3.0” i Trump: përparësi për Putinin dhe goditje ndaj 80 viteve siguri evropiane

Administrata e Donald Trump po shtyn përpara një plan të ri për riorganizimin e NATO-s, i njohur si “NATO 3.0”,…

4 minutes ago

Ndërpritet energjia në Foltoren e PD-së në Durrës, demokratët ndriçojnë sallën me celularë

Partia Demokratike organizoi pasditen e sotme Foltoren e Ripërtëritjes në Durrës, ku duket se nuk ka munguar as incidenti i…

4 minutes ago

Cilat veçori të personalitetit ndërlidhen me mundësinë për të mbetur beqar?

Njerëzit më të hapur ndaj përvojave të reja kishin më shumë gjasa të ishin pa partner romantik, ndërsa ata që…

11 minutes ago

Si ndikon aroma natyrale e partnerit në afërsinë intime të çiftit?

Njerëzit që e gjejnë të këndshme aromën natyrale të partnerit priren të raportojnë intimitet më të madh seksual. Këtë sugjeron…

11 minutes ago

Zbulim në thellësi: frigoriferë dhe lavatriçe pranë një kontejneri në Gjirin e Meksikës

Një ekspeditë amerikane po kërkonte mbetjet e një anijeje në Gjirin e Meksikës kur roboti nënujor hasi në një ngarkesë…

11 minutes ago