Manchester City transferon sulmuesin e talentuar argjentinas (FOTO LAJM)

Manchester City nuk pritej të përforconte skuadrën e tyre në pjesën e mbetur të merkatos së janarit, por thuhet se ata kanë arritur një marrëveshje që sulmuesi i River Plate, Julian Alvarez, të transferohet në Etihad Stadium verën e ardhshme.

Alvarez, i cili do të transferohet te Manchester City për 18.5 milionë euro, luajti në 45 ndeshje në të gjitha garat për River sezonin e kaluar, gjatë së cilës ai shënoi 24 gola dhe bëri 15 asistime.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, sulmuesi 21-vjeçar do të vendosë një marrëveshje pesëvjeçare dhe më pas do t’i bashkohet Manchester Cityt në korrik, pasi do t’i kalojë muajt e ardhshëm në huazim te River Plate./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.01.2022 09:14