Manchester City është i gatshëm të sakrifikojë disa yje për të bërë fundet që të realizojnë transferimin e yllit të Tottenhamit, Harry Kane.
City është në kërkim të një qendërsulmuesi pas largimit të Sergio Agueros dhe kanë identifikuar Kane, si zëvendësuesi adekuat.
Aguero iu bashkua Barcelonës me kontratë dyvjeçare pasi i skadoi kontrata me “Qytetarët” në fund të edicionit.
Kane ka kërkuar largimin nga Tottenham, sidoqoftë presidenti Daniel Levy shpreson ta mbajë në skuadër.
Man City, Man United dhe Chelsea kanë shprehur interesim për Kane, por skuadra e Pep Guardiolas shihet si favoriti kryesor.
Sipas Athletic, City do konsiderojë ofertat për Riyad Mahrez, Raheem Sterling, Gabriel Jesus dhe Aymer Laporte që të rrisin fundet për t’u realizuar transferimi.
Sidoqoftë, Levy nuk dëshiron ta shesë anglezin te ndonjë rival, andaj nuk do jetë e lehtë për “Qytetarët” të arrijnë marrëveshje.