Manchester City ka mposhtu thellë skuadrën e Southampton, me sfidën që mbyllet 4-1 dhe skuadra nga Manchesteri kalon në gjysmëfinalen e FA Cup.
Golat për skuadrën e Pep Guardiolës arritën ti shënonin, Sterling 12’, De Bruyne 62’ me penallti, Foden 75’ dhe Mahrez 78, ndërkohë për skuadrën e Southampton kishte shënuar autogol Laporte 45+2, për të barazuar 1-1 rezultatin në pjesën e parë.
Sulmuesi shqiptar, Armando Broja luajti në këtë takim 30 minuta ndërsa hyri si zëvendësues në pjesën e dytë, teksa nuk mundi të ndihmonte skuadrën e tij.
Në këtë mënyrë Manchester City kualifikohet në gjysmëfinalen e FA Cup, teksa iu bashkohet skuadrave të Chelsea dhe Crystal Palace, ndërkohë çerekfinalja e fundit është ajo mes Nottingham dhe Liverpool./ h.ll/albeu.com