Manchester City i “dashuruar” pas Leaos, lë jashtë plani Grealish për talentin portugez

Prej kohësh tashmë, Rafael Leao dhe bordi drejtues i Milanit, po vazhdojnë diskutimet për rinovimin e kontratës së “luzitanit”, që skadon në vitin 2024.

Mirëpo, tashmë në garë për shërbimet e “asit” të “kuqezinjve”, përveç Chelsea-t kanë hyrë dhe gjiganët e Manchester City, të cilët e simpatizojnë shumë talentin portugez.

Sipas mediave, “qytetarët” janë gati t’i ofrojnë 12 milionë euro në sezon Rafel Leaos dhe për të mbyllur sa më shpejt këtë transfertë, kanë vënë të “dispozicion” të Milanit, mesfushori me tipare sulmuesi Jack Grealish,

Ndërsa Milani dhe Leao vazhdojnë të diskutojnë për rinovimin e kontratës që skadon në 2024, Manchester City i bashkohet Chelseat në garën portugeze: sipas The Sun, skuadra e Guardiolës është gati të përfshijë Grealish në një negociatë me kuqezinjtë. /albeu.com


Shtuar 29.12.2022 19:24