Categories: sport

Manchester City hap negociata me Real Madridin për Eduardo Camavingan

Manchester City ka hyrë konkretisht në garë për Eduardo Camavingan, ndërsa mesfushori francez mund të largohet nga Real Madridi gjatë këtij afati kalimtar veror.

Burime nga Spanja bëjnë të ditur se kontaktet e para mes kampionëve të Anglisë dhe klubit madrilen tashmë janë vendosur, me të dyja palët që po shqyrtojnë mundësinë e realizimit të marrëveshjes.

Të lidhura

None found

Sipas raportimeve, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk është plotësisht i kënaqur me paraqitjet e Camavingas në sezonet e fundit dhe nuk do ta pengonte një largim të tij gjatë kësaj vere.

Te Manchester City po vlerësohet seriozisht mundësia për të afruar 23-vjeçarin, i cili gëzon vlerësim të lartë në Ligën Premier për forcën fizike, energjinë dhe aftësinë për të luajtur në role të ndryshme në mesfushë.

Ekipi i Pep Guardiolës ka investuar tashmë ndjeshëm në këtë repart, pasi ka transferuar Elliot Anderson për rreth 135 milionë euro. “Qytetarët” kishin shfaqur interes edhe për mesfushorin italian Sandro Tonali, por ai pritet të kalojë te Tottenhami në një marrëveshje që do t’i sjellë Newcastle Unitedit mbi 100 milionë euro.

Në këtë situatë, drejtuesit e Real Madridit e konsiderojnë shitjen e Camavingas si një mundësi të favorshme financiare, duke pasur parasysh gatishmërinë e klubeve angleze për të investuar shuma të mëdha për lojtarë me profilin e tij.

Sipas të njëjtave burime, Mourinho synon që të ardhurat nga shitja e francezit t’i përdorë për të përforcuar skuadrën në dy poste që i sheh si prioritare: një mesfushor të ri dhe një mbrojtës qendre.

Objektivi kryesor për repartin defensiv mbetet Alessandro Bastoni, të cilin tekniku portugez e konsideron zgjedhjen ideale për të forcuar prapavijën e madrilenëve.

Nga ana tjetër, Manchester City nuk po fokusohet vetëm te Camavinga, pasi klubi anglez vazhdon të ndjekë edhe talentin maroken të Lille, Ayyoub Bouaddi.

https://x.com/marca/status/2072417554518159550

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

3 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

3 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago