Categories: sport

Real Madridi në avantazh, Manchester United interesohet seriozisht për Tchouamenin dhe Camavingan

Manchester United po ndjek nga afër zhvillimet rreth dy mesfushorëve francezë të Real Madridit, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga, të cilët konsiderohen alternativa të mundshme për merkaton e kësaj vere.

Të lidhura

None found

Interesimin e klubit anglez e bëri të ditur gazetari i ESPN, Rob Dawson, gjatë një paraqitjeje në “The United Stand”. Sipas tij, dy lojtarët e skuadrës madrilene vlerësohen si mundësi interesante në tregun e transferimeve.

Dawson tha se, përpara nisjes së verës, Manchester United ishte informuar se Real Madridi synonte të largonte disa futbollistë nga skuadra. Ai shtoi se, sipas njohurive të tij, ndërmjetësit ua kanë propozuar Camavingan klubeve të Ligës Premier për të testuar nivelin e interesimit.

Gazetari deklaroi se United po i shqyrton të dy francezët si alternativa në merkato. Megjithatë, sipas tij, klubi duhet të bindet se lojtarët dëshirojnë të aktivizohen për Manchester Unitedin dhe të largohen nga Real Madridi, e jo se po orientohen drejt një transferimi kundër vullnetit të tyre. Një tjetër kusht është që pagat e tyre të jenë në përputhje me strukturën financiare të klubit.

Camavinga mund të shndërrohet në një objektiv konkret për Manchester Unitedin, pasi Real Madridi po tenton ta largojë përpara përfundimit të afatit kalimtar veror. Mesfushori francez nuk përfshihet në planet e Jose Mourinhos për sezonin e ardhshëm.

Ndryshe paraqitet situata e Tchouamenit. Mundësia që ai të largohet nga Real Madridi thuajse është përjashtuar, veçanërisht pasi klubi spanjoll nuk arriti të realizonte transferimin e Rodrit.

Për sezonin e ardhshëm, Mourinho synon ta ndërtojë repartin e mesfushës mbi dyshen Tchouameni-Federico Valverde. Ky plan e bën shumë të vështirë largimin e francezit nga Madridi.

Në anën tjetër, Manchester United ka përforcuar tashmë mesfushën me dy lojtarë të nivelit të lartë, Youri Tielemans dhe Andrey Santos.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago