Rei Manaj ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer me dopietë në ndeshjen e sotme ku Sivaspor ka mundur 3-2 ekipin e Hatajaspor.
Manaj shënoi në fundin e pjesës së parë në të 43’ golin e parë. Ndërsa në minutën e dytë shtesë të këtij fraksioni miqtë barazuan falë Rivas.
Goli i pësuar në fund nuk u metabolizua mirë nga skuadra e Sivaspor, e cila pësoi edhe një tjetër gol në të 62’ (Kalvo).
Për të rifutur në shina ekipin mendoi përsëri Manaj, i cili shënoi golin e barazimit dhe të dytin personal në minutën e 73’.
Gjashtë minuta më pas ishte Kamara, ai që shënoi golin e fitores për Sivaspor.
Pas 9 ndeshjesh skuadra e Manaj ndodhet në vendin e dhjetë në klasifikim me 11 pikë ndërsa Hatajspor nuk i largohet vendit të parafundit (18) në kuotën e tri pikëve.
Goli i Rei Manajt: (VIDEO)
PENALLTIA E MANAJ (VIDEO)