Man United përfshin Martial për Kane, Tottenham kërkon më shumë se 100 milionë euro

Manchester United dëshiron të përfshijë Anthony Martial në një marrëveshje për Harry Kane.

Sipas ESPN, duke cituar burimet e veta, Manchester United është në kërkim të një sulmuesi të ri dhe sulmuesi i Tottenham është një nga opsionet në shqyrtim.

Klubi londinez kërkon më shumë se 100 milionë euro për Kane. Manchester United nuk ka gjasa të jetë në gjendje të paguajë një shumë të tillë, por klubi shpreson që përfshirja në marrëveshje e Anthony Martial, i cili aktualisht po luan për Sevillan në huazim, dhe mund të ulë kështu çmimin.

Tottenham ka kërkuar në të kaluarën Martial, por burimet thonë se lojtari do të preferonte të transferohej në një klub italian ose spanjoll.

Kontrata aktuale e francezit me klubin nga Old Trafford skadon në vitin 2024. Ai shënoi 1 gol në 8 ndeshje për Sevillan dhe klubi spanjoll i tha Manchester United se nuk kishte gjasa të aktivizonte opsionin për të blerë lojtarin.

Kane ka shënuar 22 gola në 41 paraqitje për Tottenham këtë sezon. /albeu.com/


Shtuar 30.03.2022 18:18