Manchester United thuhet se po shtyn të nënshkruajë yllin e Borussia Dortmundit, Manuel Akanji këtë verë.
Sipas një raporti të fundit nga BILD, Djajtë e Kuq do të ofrojnë një marrëveshje katërvjeçare me vlerë 15 milionë euro në sezon për Akanji.
United do të duhet të shpenzojë rreth 30 milionë euro si tarifë transferimi për të nënshkruar me zviceranin nga Dortmundi.
Akanji bëri debutimin e tij për skuadrën gjermane në vitin 2018 dhe që atëherë është përmirësuar duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Dortmundit. Akanji ka bërë 28 paraqitje për klubin e tij këtë sezon dhe ka qenë shumë i rëndësishëm në mbajtjen e fortesës së Dortmundit.
Qendërmbrojtësi i ri ka treguar talent të madh gjatë gjithë karrierës së tij në Dortmund. Klubi po kërkon dëshpërimisht të rinovojë kontratën e tij aktuale, e cila skadon gjatë verës së vitit 2023.
Megjithatë, sipas raportit të fundit nga BILD, Akanji hodhi poshtë ofertën e fundit të Dortmundit prej 9.5 milionë euro paga.
Lojtari zviceran dëshiron të kalojë te Manchester United pasi është tifoz i klubit dhe ëndërron të luajë në Premier League. /albeu.com/
Manchester United are pushing to sign Manuel Akanji, as already reported. The Swiss defender (who has rejected a #BVB offer) is @ManUtd fan and dreams of the Prem League. According to Bild Red Devils have made a concrete offer now: 4-y-contract, €15m salary. Price tag: €30m. https://t.co/EZAhM7MZe7
— Patrick Berger (@berger_pj) February 24, 2022