Man United është i bindur se do të joshë Kane dhe Rice, edhe nëse nuk hyjnë në Champions

Manchester United dëshiron të bëjë gjithçka verën e ardhshme për të mbyllur njëherë e mirë hendekun që ekziston me City dhe Liverpoolin, dominuesit e Premierligës në sezonet e fundit.

“Djajtë e kuq” besojnë se do të jenë në gjendje të përfundojnë në top katërshen dhe të sigurojnë praninë e tyre në Ligën e Kampionëve, megjithatë, sipas ESPN, klubi nga Old Trafford beson të ruajë fuqinë e tyre të bindjes edhe nëse nuk e arrijnë qëllimin.

Nëse po, në United shpresojnë të joshin edhe objektivat e tyre në “merkato”, të cilët nuk janë askush tjetër veçse Declan Rice dhe Harry Kane.

Sigurisht që është edhe çështja e trajnerit të ri. Ralf Rangnick do të largohet nga skuadra në fund të sezonit dhe Mauricio Pochettino dhe Erik Ten Hag janë favoritët e mëdhenj për t’u bashkuar me stolin e Old Trafford.

United aktualisht është në vendin e katërt me 46 pikë, por pas tyre janë Arsenali  dhe Tottenham të cilët kanë edhe tri ndeshje për të luajtur. /albeu.com/


Shtuar 23.02.2022 21:57