Sky Sports thotë se klubi anglez është gati të dëgjojë ofertat për sulmuesin 37-vjeçar, i cili ka munguar në stërvitjen e ekipit për të katërtën ditë radhazi.
Megjithatë, publikisht, Manchester United i përmbahet qëndrimit të mëparshëm dhe këmbëngul se nuk do ta shesë portugezin. Manchester United dëshiron që Ronaldo ta marrë vetë vendimin përfundimtar dhe po i jep atij mundësinë të ndryshojë mendje dhe të qëndrojë me ekipin, shkruan albeu.com.
Agjenti i sulmuesit , Jorge Mendes , foli me përfaqësues të klubeve të ndryshme për disa javë dhe vuri në dukje “efektin Cristiano”. Ky koncept i referohet rritjes së numrit të sponsorëve dhe mbulimit në rrjetet sociale.
Përfaqësues të Chelsea , Bayern, Barcelonës dhe Napolit kanë folur me Mendes.
Më herët u bë e ditur se sulmuesi 37-vjeçar dëshiron të largohet nga Manchester United këtë verë. Një nga arsyet është edhe pakënaqësia e portugezit për transferimin e klubit . Ai gjithashtu dëshiron të luajë në Champions League.
Sezonin e kaluar, Cristiano shënoi 24 gola dhe dha 3 asistime në 39 ndeshje për Manchester United në të gjitha garat. /albeu.com/