Manchester City po hyn në një moment kyç të merkatos së verës, me kampionët e Anglisë që synojnë të vazhdojnë afrimet pasi kanë finalizuar marrëveshjen për transferimin e Elliot Anderson nga Nottingham Forest.
None found
Për Andersonin, City ka pranuar të paguajë 134 milionë euro, një shifër rekord për Britaninë. Futbollisti i ka kryer tashmë testet mjekësore në Kansas dhe më pas pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me klubin e “Etihad Stadium”.
Aktualisht, mesfushori anglez është në një moment shumë të mirë me përfaqësuesen e Anglisë në Kupën e Botës dhe pritet të jetë nga minuta e parë në ndeshjen e së mërkurës kundër Republikës Demokratike të Kongos, në fazën e 1/16 së finales.
Gjithsesi, ai nuk mbetet emri i vetëm i madh në planet e Manchester Cityt. Sipas raportimit të The Chronicle, klubi është futur edhe në garë për mesfushorin e Newcastle United, Sandro Tonali.
I njëjti raport nënvizon se, sapo të zyrtarizohet transferimi i Andersonit, City ka mundësi financiare për të kryer edhe një goditje tjetër të madhe gjatë kësaj vere. Në këtë kuadër, reprezentuesi italian renditet mes emrave më të pëlqyer nga klubi.
Nga ana tjetër, Tonali ka arritur një marrëveshje në parim me Tottenhamin për një pagë javore prej 318 mijë eurosh, në kuadër të një kontrate gjashtëvjeçare. Megjithatë, Spurs po e kanë të vështirë të plotësojnë kushtet financiare të vendosura nga Newcastle.
Klubi londinez e pa t’i refuzohej një ofertë prej 93 milionë eurosh për 26-vjeçarin, ndërsa Newcastle vlerëson kartonin e tij me rreth 116 milionë euro. Në këtë situatë, Manchester City po shihet si një pretendent i fortë për ta larguar Tonalin nga “St James’ Park”, edhe pse tashmë ka rënë dakord për të paguar një shumë me nëntë shifra për Andersonin.
Një partneritet i mundshëm në mesfushën e Manchester Cityt mes Sandro Tonalit dhe Elliot Andersonit konsiderohet shumë tërheqës, duke pasur parasysh se italiani është kthyer në një prej mesfushorëve më të mirë në futbollin evropian.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…