Manchester City ka hapur bisedimet për transferimin e mesfushorit të Bournemouthit, Alex Scott, në përpjekje për të mbushur hapësirën e krijuar pas largimit të Rodrit drejt Barcelonës.
None found
Klubi anglez investoi rreth 133 milionë euro për Elliot Andersonin në fillim të kësaj vere, duke e bërë atë afrimin e vetëm madhor të Cityt deri tani.
Megjithatë, shitja e Rodrit te Barcelona për afërsisht 76 milionë euro ka lënë një boshllëk të rëndësishëm në qendër të repartit të mesfushës.
Largimi i fituesit të Topit të Artë 2024 vjen pas atyre të Bernardo Silvas dhe Tijjani Reijndersit, çka e ka reduktuar ndjeshëm numrin e alternativave në dispozicion të skuadrës.
Mateo Kovacic do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit dhe e nisi si titullar ndeshjen e Community Shield, por Manchester City ka nevojë për përforcime të tjera në këtë repart.
Sipas gazetarit Nicolo Schira, drejtuesit e Cityt kanë shfaqur interes konkret për Alex Scottin dhe tashmë kanë nisur kontaktet me Bournemouthin.
Mesfushori 23-vjeçar mori ftesën e parë nga kombëtarja e Anglisë në nëntor dhe tani konsiderohet ndër lojtarët më të kërkuar në Ligën Premier. Për shërbimet e tij interesohen gjithashtu Manchester United, Arsenali, Tottenham dhe Chelsea.
Scott ka kontratë me Bournemouthin deri në vitin 2028, ndërsa klubi nga bregdeti jugor i Anglisë synon ta mbajë në skuadër për pjesëmarrjen në aventurën evropiane gjatë këtij sezoni.
Vlera e tij llogaritet në rreth 93 milionë euro dhe marrëveshja aktuale nuk përfshin një klauzolë lirimi.
Pep Guardiola, trajneri më i suksesshëm në historinë e Manchester Cityt, e kishte përshkruar më herët Scottin si “një lojtar të jashtëzakonshëm” në një konferencë për media.
Një vit më pas, gjatë një interviste për The Mirror, Scott e kishte cilësuar vlerësimin e Guardiolës si “të mahnitshëm”.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…