Interi mbyll sezonin pa trofe pas humbjes shkatërruese në finalen e Ligës së Kampionëve.
Vetëm një muaj më parë, Interi shpresonte për një sezon historik, me objektivin ambicioz për të fituar tripletën.
Sot, sezonin 2024-25 e përmbyll pa asnjë trofe, pas një humbjeje të rëndë 5-0 ndaj PSG-së në finalen e Ligës së Kampionëve.
Entuziazmi ishte i madh kur trajneri Simone Inzaghi foli për mundësinë e katër trofeve, përfshirë edhe Kupën e Botës për Klube. Por, realiteti u përmbys shpejt.
Eliminimi nga Kupa e Italisë në gjysmëfinale nga Milani sinjalizoi fillimin e rënies. Pas kësaj, erdhi një humbje tjetër vendimtare në Serie A kundër Romës, duke i hapur rrugë Napolit drejt kreut të klasifikimit.
Humbja ndaj Romës ishte e treta radhazi në të gjitha garat, duke sjellë një kthesë dramatike në formën e skuadrës.
Edhe pse Interi rigjeti veten në Ligën e Kampionëve me një fitore spektakolare ndaj Barcelonës në gjysmëfinale (me rezultat të përgjithshëm 7-6), sërish nuk arriti të finalizojë asnjë objektiv.
Në Serie A, mundësia për ta rimarrë kreun i shpëtoi nga duart pas një barazimi në minutat e fundit kundër Lazios, ndërsa Napoli barazoi me Parman.
Humbja shkatërruese në finalen e Champions League në Mynih i vuri kapakun një sezoni që nisi me ëndrra të mëdha, por përfundoi pa lavdi për Nerazzurrët.
Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…
Talenti i Barcelonës, Xavi Espart, ka bërë të qartë se nuk e sheh veten asnjëherë duke luajtur për rivalin e…
Jamal Musiala ka përjetuar vetëm dy episode neurologjike gjatë periudhës 12-javore të rikuperimit nga lëndimi muskulor, pavarësisht shqetësimeve në rritje…
Dashi Çdo aktivitet i mundshëm do të jetë i mirë për ju. Do të përpiqeni që çdo gjë ta shikoni…
Villarreali është larguar i revoltuar nga “Spotify Camp Nou”, pas humbjes 3-2 nga Barcelona, duke shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj…
Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…