Makineria e golave, Leverkusen shtyp këdo që i del para

Bayer Leverkusen i Xabi Alonso-s është zbulimi i vërtetë i këtij sezoni. Trajneri spanjoll, qe duket se i eshte premtuar Real Madridit duke nisur nga qershori i ardhshem pasi Ancelotti të firmosë me Brazilit, po bën një punë të pabesueshme dhe e ka shndërruar skuadrën e tij në një makinë golash që për momentin duket e pandalshme…

Deri më sot, Leverkusen ka luajtur 15 ndeshje nga të cilat 14 janë fituar dhe 1 eshte barazuar. Te parët në Bundesligë dhe gjithashtu në Europa League, ata kanë shënuar 50 gola dhe kane pesuar vetëm 14.

Në ndeshjen e djeshme  përballë skuadrës së Sadhausen në Kupën e Gjermanise, skuadra e Alonsos fitoi me rezultatin 2-5 dhe 2 gola u shënuan nga Amine Adli, një nga Holzek, një nga Palacios dhe një nga Tah.

Nderkohe, po diten e djeshme ne Kupën e Gjermanisë, ka qenë Dortmund eliminoi ekipin e Hoffenheim me golin e Marco Reus. Paderborn ka eliminuar Freiburg./albeu.com


Shtuar 2.11.2023 19:59

Tags: ,