Magnian dhe Giroud rikthejnë Milanin e madh në Champions League, kuqezinjtë kalojnë në gjysmëfinale

Milani ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinalen e Champions League, pas barazimit 1-1 me Napolin në sfidën e dytë në stadiumin “Armando Maradona”, pasi në ndeshjene  parë kuqezinjtë fituan me rezultatin 1-0.

Heroi i këtij takimi padiskutim që është Leao, i cili i dhuroi një asis me portën e boshatisur Oliver Giroud i cili nuk gaboi të kalonte kuqezinjtë në avantazh në minutën e 44-të, pasi vetëm 20 minuta më herët gaboi nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Ndërkohë që në pjesën e dytë pavarësisht këmbënguljes së vazhdueshme Napoli arriti të barazonte shifrat vetëm në minutat e fundit me Osimeh, ndërkohë që në minutën e 82-të Kratskhelia humbi një penallti.

Tashmë kuqezinjtë në gjysmëfinale mund të përballen me Interin, pasi zikaltrit kanë fituar në ndeshjen e parë 0-2 përballë benfikës në Portugali.

/AlbEu.com/


Shtuar 18.04.2023 23:01