Lyon rrezikon shumë, në Ligue 2 nëse shifrat nuk përmirësohen

Lyon rrezikon shumë, në Ligue 2 nëse shifrat nuk përmirësohenSiç raporton “L’Equipe”, klubi do të bllokohet gjatë merkatos së ardhshme dimërore dhe do t’i nënshtrohet kontrollit mbi pagat
Lajme të jashtëzakonshme mbërrijnë nga Franca.

DNCG (Drejtoria Kombëtare e Kontrollit të Menaxhimit) ka vendosur të zbresë në mënyrë paraprake Lionin në Ligue 2 në fund të sezonit aktual nëse situata financiare e klubit nuk përmirësohet.

Në një deklaratë të fundit për shtyp, Lyon kishte zbuluar një borxh financiar prej 505.1 milionë euro.

Siç raporton “L’Equipe”, klubi do të bllokohet gjatë merkatos së ardhshme dimërore dhe do t’i nënshtrohet kontrollit mbi pagat. Lyon aktualisht zë vendin e pestë në tabelën e Ligue 1, nëntë pikë prapa liderit PSG.


Shtuar 15.11.2024 22:19

Tags: