sport

Luka Modric fiton gjyqin, shteti spanjollë duhet t’i paguajë disa miliona euro lojtarit

Futbollisti i njohur kroat, Luka Modric fitoi gjyqin ndaj shtetit të Spanjës dhe do të bëhet më i pasur për 3.6 milionë euro dhe për këtë fitore luftoi me vite.

Vendimi në favor të Modricit u dha nga Gjykata Ekonomike dhe Administrative në Madrid, e cila vendosi që autoritetet tatimore spanjolle e kanë dëmtuar ndjeshëm mesfushorin e Real Madridit më shumë se dhjetë vjet më parë.

Të lidhura

None found

Kontestohet viti 2012, gjatë të cilit Modric kaloi nga Tottenham në Real Madrid dhe autoritetet i “prenë” një shumë të tepërt parash në fund të vitit.

Ata e ngarkuan me taksa duke u bërë sikur të kishte kaluar gjithë vitin në Spanjë dhe ai kishte qenë anëtar i Real Madridit vetëm nga fundi i gushtit.

Sipas mediumit El Mundo, është konstatuar se tatim-mbledhësit i kanë mbledhur tatimin Modricit në shuma të veçanta prej 1.2 dhe 1.5 milionë euro, përveç kësaj e kanë gjobitur me 900.000 euro dhe tani duhet t’i kthejnë gjithsej 3.6 milionë euro.

Administrata tatimore spanjolle u mbrojt duke pretenduar se, edhe pse Modric ishte në Madrid vetëm katër nga dymbëdhjetë muajt e mundshëm, ai e realizonte pjesën më të madhe të të ardhurave në tokën e këtij vendi, por ky nuk ishte një argument që kaloi në gjykatë.

Ligji ishte në anën e Modricit sepse thotë se një banor në Spanjë konsiderohet një person që jeton në vend për 183 ditë, dhe Modric kaloi 127 ditë atje në vitin 2012. /Telegrafi/

Tags: Luka Modric

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

3 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

3 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago