Categories: sport

Luis Hasa drejt largimit nga Napoli, Frosinone interesohet për mesfushorin që debutoi me Shqipërinë në qershor

E ardhmja e Luis Hasës duket larg Napolit, pasi mesfushori shqiptar pritet të ndahet me klubin në këtë merkato vere. Drejtuesit e nënkampionëve po punojnë aktualisht për t’i siguruar futbollistit një destinacion të ri.

Të lidhura

None found

Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, interes për lojtarin e Kombëtares ka shfaqur Frosinone. Klubi në fjalë ka kryer edhe kontaktet e para për të mësuar më shumë rreth kushteve të këtij operacioni.

22-vjeçari la përshtypje të mira gjatë periudhës së huazimit nga Napoli, teksa në sezonin e fundit me Carraresen realizoi 5 gola dhe dha 3 asistime.

Ndërkohë, Hasa regjistroi edhe debutimin me Kombëtaren shqiptare, pasi mori grumbullimin e parë nga trajneri Rolando Maran. Ai luajti minuta me peshë në ndeshjen ndaj Izraelit, ndërsa vlera e kartonit të tij sipas “Transfermarkt” shkon në 4.5 milionë euro. Kujtojmë se me Napolin, Hasa u shpall kampion i Italisë në sezonin 2024/25.

të fundit

Rama për median greke: Dorëheqja mund të kërkohet, por jo të imponohet me dhunë

Kryeministri Edi Rama thotë se do të vijojë detyrën, pavarësisht protestave të dhunshme të zhvilluara në Tiranë gjatë javëve të…

27 seconds ago

Izraeli voton më 27 tetor, Netanyahu synon një mandat të ri përballë ish-shefit ushtarak Eisenkot

Sot, më 27 tetor, u hapën qendrat e votimit në Izrael, në zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit dhjetëvjeçar…

3 minutes ago

Dita e 15-të e protestës kundër qeverisë Rama, studentët mblidhen sot në orën 10:00 para Ministrisë së Arsimit

Këtë të martë, studentët pritet të mblidhen në orën 10:00, përpara Ministrisë së Arsimit, ku do të vijojnë protestën që…

13 minutes ago

Gjykata e Ferizajt nën masa të shtuara sigurie para seancës për rastin e policit Muhamet Lika

Gjykata Themelore në Ferizaj është rrethuar me njësi të shumta policore. Sot pritet të vazhdojë seanca gjyqësore në rastin e policit…

25 minutes ago

Albulena Haxhiu’s visit to North Macedonia, Skopje introduces special traffic measures

Regjim i veçantë trafiku do të jetë në fuqi sot në Shkup për shkak të vizitës së kryeparlamentares së Kosovës,…

29 minutes ago

Israel: Voters decide today whether Netanyahu will win another term against former army chief Eisenkot

Sot, më 27 tetor, u hapën qendrat e votimit në Izrael, në zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit dhjetëvjeçar…

30 minutes ago