Udhëtimi i Frosinones në Kupën e Italisë u mbyll pas disfatës me penallti ndaj Sassuolos. Ekipi ku aktivizohet mesfushori shqiptar Luis Hasa iu afrua ndjeshëm kualifikimit, por dy ekzekutimet e fundit nga pika e bardhë, veçanërisht ai i lojtarit kuqezi, përcaktuan eliminimin e parakohshëm nga kompeticioni.
None found
Në goditjen vendimtare, Hasa e dërgoi topin jashtë kuadratit, duke i hapur rrugë festës së futbollistëve të Sassuolos për kalimin më tej. Megjithatë, talenti i Kombëtares zhvilloi një paraqitje pozitive gjatë lojës, si për nivelin e treguar, ashtu edhe për asistet e dhëna, përfshirë dy prej tyre që nuk u konkretizuan për shkak të pozicioneve të parregullta.
Kontributi i parë vendimtar i Hasës u regjistrua në minutën 45’+2, kur ai shërbeu për Aleksa Terzic. Goli riktheu baraspeshën vetëm pak çaste përpara përfundimit të pjesës së parë.
Mesfushori asistoi edhe dy herë gjatë fraksionit të dytë, por shokët e tij të skuadrës u kapën në pozicion jashtë loje. Për këtë arsye, arbitri anuloi dy golat që mund t’i kishin siguruar Frosinones një fitore bindëse.
Sipas vlerësimit të “Sofascore”, 22-vjeçari u notua me 7.1 për kontributin e tij në fushë. Nota ishte mjaft pozitive, pavarësisht shijes së hidhur që la penalltia e humbur në momentin më vendimtar.
Policia e Fierit, ka ndaluar ish juristin e Kadastrës, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të…
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur…
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit J.S.,…
Alpine po përgatit një veturë të re sportive elektrike me katër ulëse, e cila do të ketë një dizajn krejtësisht…
Në Maqedoni, për herë të parë është kryer transplantimi i veshkës nga nëna te fëmija i saj me sindromën Alport,…
Policia ka bërë të ditur se ka kontrolluar shtëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, ku…