Luis Enrique futet në listën e dëshirave të Man.United

Manchester United vazhdon të jetë në kërkim të një trajneri të përhershëm që do ta marri drejtimin e skuadrën në fundin e këtij sezoni.

Mauricio Pochettino ishte dëshira kryesore, pastaj përmendej edhe Erik ten Hag. Por, së fundmi ka një emër të ri.

Luis Enrique, ish trajner i Barcelonës dhe tani trajner i Spanjës, është emri i ri në listën e dëshirave të ‘Djajve të Kuq’, bën të ditur ‘The Athletic’.

Man United do të nis punët për të arritur marrëveshje me spanjollin sapo të përfundojë punët me Rangnick.

Enrique mund të largohet nga kombëtarja e Spanjës, pasi emri i Pep Guardiola është ai që së fundmi është lidhur me stolin e “Stuhisë së Kuqe”. /albeu.com

Shtuar 24.01.2022 17:52