Shqipëria përballet me Letoninë në “Air Albania” të martën, me synimin e vetëm 3 pikët, si e vetmja mënyrë për të qenë në garë për të shkuar në Botëror.
Në konferencë, trajneri Sylvinho foli për tema të ndryshme, ndërsa dukej mjaft optimist për 3 pikët.
“Ndeshje kyçe. Rrugëtimin dhe ndeshjet për të shkuar drejt kupës së botës janë të vështira sepse janë ndeshje të ndryshme. Nuk e kam vendosur se kush do jetë 11 dhe se kush do filloj nesër, por do kemi ndryshime si në aspektin difensiv dhe atë ofensiv. Kemi tani stërvitjen e fundit dhe formacionin do ta caktoj nesër. Luajmë për fitore.”, tha ai.