Kapiteni i Gjermanisë, Manuel Neuer ka folur për largimin e Joachim Low.
Low do të largohet pas Kampionatit Evropian pas 15 vitesh në krye të Kombëtares së Gjermanisë ku do të zëvendësohet nga Hansi Flick.
Në një intervistët për “UEFA TV”, Neuer foli për selektorin e Gjermanisë.
“Është shumë e rëndësishme për ne t’i japim një lamtumirë ashtu siç e meriton ai, dhe ajo do të ishte me një triumf në Kampionatin Evropian”, tha ai.
“Ai ka qenë shumë i suksesshëm në vitet e fundit me Kombëtaren duke e menaxhuar në mënyrë fantastike, prandaj meriton një lamturmirë siç duhet”, tha Neuer.
“Është e rëndësishme për të gjithë ne lojtarët, secili dëshiron të jap gjithçka nga vetja, të paktën një gjysmëfinale ose një finale për Low”, përfundoi Manuel Neuer.