Lorik Cana ka një dëshirë për finalen e Conference League

Lorik Cana, ambasadori i finales së 25 majit në Tiranë flet për pritshmëritë dhe dëshirat që ka në lidhje me evenimentin më të madh futbollistik që do të presë Shqipëria.

“Roma i ka të gjitha mundësitë të shkojë deri në finale por unë do të bëj tifo deri në fund për Marseille. Jam lacial por më pëlqen një finale Roma-Marseille. Kam shumë miq romanë të cilët dua që të vizitojnë Shqipërinë. Mourinho është trashëgimi e futbollit dhe Roma është me fat që e ka”, thekso ish-kapiteni i Kombëtares.


Shtuar 17.04.2022 13:03