Lojtari i kombëtares U-21 jep spektakël, shënon supergol në Angli (VIDEO)

Mesfushori shqiptarë, Anis Mehmeti, i cili aktivizohet me Wycombe në League One në Angli, ka arritur të jetë protagonist në ndeshjen kundër Sunderland,sfidë e cila përfundoi me shifrat 3-3.

Në minutën e 13-të lojtari i Shpresave, arriti të shkëputej bukur nga lojtarët kundërshtarë dhe të shënonte një gol spektakolar nga një distancë e largët, me topin që përfundoi në fundin e rrjetës.

Me këtë gol, Mehmeti shkon në kuotën e 4 realizimeve në këtë sezon në League One./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.01.2022 19:42