Liverpul-PSG/ Luis Enrike nuk përgatit asgjë të veçantë, francezët i besojnë kualifikimit

Edhe pse do të luajnë në një stadium të mitik siç është “Anfield Road”, PSG ka përgatitur ndeshjen me Liverpul si të ishte një takim si gjithë të tjerët.

Sipas “L’Equipe”, Luis Enrike ka habitur lojtarët me përgatitjen e zgjedhur për këtë transfertë. Sipas të përditshmes franceze trajneri spanjnoll ka ruajtur rutinën dhe nuk ka bërë asgjë ndryshe.

Ai u ka folur lojtarëve duke u treguar se si duhet që të lëviznin në fushë si dhe u ka treguar nëpërmjet disa pamejeve video dobësitë e skuadrës shtatë herë kampione të Europës.

“Nuk është një ndeshje e lehtë për tu përgatitur pasi luajmë në fushën e skkuadrës që ka fituar ndeshjen e parë. Nuk mund të kërkoj 105% nga djemtë pasi do të ishte me rrezik, por le të themi se nuk mund të jemi as në 100%”, tha Luis Enrike në vigjilje të këtij takimi.


Shtuar 11.03.2025 13:36

Tags: ,