Giorgi Mamardashvili padyshim që ka qenë ndër yjet kryesorë të Euro 2024, sidomos sa i përket portierëve.
Portieri gjeorgjian ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Valencian në La Liga dhe formën e tij të shkëlqyer e ka vazhduar edhe në Euro 2024 me Kombëtaren e Gjeorgjisë.
Mamardashvili ishte portieri me më së shumti pritje në fazën e grupeve dhe paraqitja e tij e shkëlqyer nuk ka shkuar pa rënë në sytë e gjigantëve evropianë.
Gjiganti anglez Liverpooli e ka përcjell në disa ndeshje yllin gjeorgjian dhe po mendojnë transferimin e tij gjatë afatit kalimtar veror.
Pavarësisht interesimit nga Newcastle United , është Liverpool ai që po kryeson garën për nënshkrimin e Mamardashvilit gjatë afatit kalimtar veror.
Me zërat për një ofertë të mundshme për Alisson që vijnë nga Arabia Saudite, Liverpool po përgatitet të sigurojë një zëvendësues të lartë dhe Mamardashvili duket të jetë opsioni i preferuar.
Valencia ka pritshmëri të mëdha financiare, duke kërkuar një shifër më të madhe se 40 milionë për transferimin e portierit gjeorgjian, megjithëse çmimi i tij mund të rritet edhe më shumë pas paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme së fundmi në Euro 2024.