Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane e cilëson këtë edicion si më i vështirë në karrierë.
Senegalezi këtë edicion nuk ka qenë në formën e mëhershme me Liverpool që shpreson të përfundojë në top katër.
Mane e ka cilësuar këtë edicion si ndër më të vështirët në karrierë, derisa theksoi se nuk e di se ku është problemi.
“Ky është sezoni më i vështirë në karrierë. Duhet ta pranoj”.
“Nëse me pyet se ku është problemi, nuk do arrijë të të jap përgjigje. Personalisht, nuk e di”, deklaroi ai.
Ndërkohë, këtë edicion Mane ka shënuar 14 gola dhe kontribuar me katër asistime në të gjitha garat.