Klubi anglez, Liverpooli thuhet se ka arritur tashmë marrëveshje verbale me pasuesin e Jurgen Kloppit.
Sipas gazetarit të njohur gjerman Florian Plettenberg, Liverpooli po mbyll një marrëveshje me trajnerin e Sporting Lisbonës, Ruben Amorim.
“Më është thënë se ka një marrëveshje verbale në parim me Liverpoolin tani! Amorim dëshiron t’i bashkohet LFC sezonin e ardhshëm dhe Liverpool po kërkonte për të në javët e fundit”.
“Ai mund të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2027 – konfirmohet! Negociatat përfundimtare me Sporting janë ende në pritje. Nuk është një marrëveshje e përfunduar ende. Nevojiten më shumë hapa. Marrëveshja ende mund të përfundojë”.
“39-vjeçari ishte gjithashtu në listën e FC Bayern, por nuk u avancua kurrë. Chelsea ka pyetur për të”, ka shkruar Plettenberg në Twitter.
Është raportuar më parë se Liverpooli do të duhet të paguajë mes 15 dhe 20 milionë euro për Sportingun për të liruar 39-vjeçarin nga kontrata e tij. /Telegrafi/